Malishevë: Opozita mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

seanca_jashtezakonshmeOpozita në Malishevë, e përbërë nga PDK-ja, VV-ja dhe AAK-ja, si duket i kanë bërë bashkë numrat për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Malishevës.

Malishevapress ka arritur të siguroj një foto të dokumentit ku kërkohet kjo seancë dhe ne të janë të nënshkruar 11 anëtarë, që i bie 1/3 e anëtarëve të kuvendit komunal, ashtu siç është e rregulluar me ligj dhe aktet tjera nënligjore, për tu thirrur një seancë e tillë.

Në këtë seancë është kërkuar që të diskutohet për gjendjen në arsimin e Komunës.

Shkak për këtë seancë duket të jetë rasti i ngacmimit seksual të nxënëses nga profesori në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, por edhe pranimi i kuadrit arsimor, si dhe gjendja në shkollat e kësaj komune.

Mbetet të shihet ditët në vijim, se kur do të thirret seanca nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal. /MalishevaPress/