Malishevë: Numri i popullsisë i barabartë me numrin e votuesve

Edhe pse në regjistrimin e fundit të bërë në vitin 2011, në Komunën e Malishevës doli të jetë se jetojnë 52 mijë banorë, statistikë me të cilën edhe në at kohë nuk ishin pajtuar shumica e qytetarëve dhe e eksperteve të kësaj fushe të cilët e kishin konsideruar si proces të dështuar regjistrimin e popullsisë.

Kjo po del të jetë e vërtetë. Në listat e fundit të votimit të cilat janë bërë publike nga KQZ, del se në Malishevë me të drejtë vote janë 51616, këtë fakt e ka bërë të ditur Alban Krasniqi Kordinator i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë. i cili po ashtu i ka ftuar të gjithë qytetarë me të drejtë vote “që me 11 qershor të votojnë me Zemër”, siç është shprehur ai. përmjet një statusi në facebook.