Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Nisma në mungesë të numrave lëshon sallën e Kuvendit Komunal – Malisheva Press

Malishevë: Nisma në mungesë të numrave lëshon sallën e Kuvendit Komunal

Ashtu siç ishte përcaktuar një javë më parë, Kuvendi Komunal në Malishevë, sot po zhvillon seancën e radhës. Si pikë e dytë e rendit të ditës në këtë seancë ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, e që sipas udhëzimeve administrative dhe në bazë të numrit të Këshilltarëve të Kuvendit Komunal në Malishevë ky komitet duhet ti ketë 7 anëtarë dhe ku do duhej të përfaqësohen të gjitha grupet politike që janë të përfaqësuar në kuvend.

Mirëpo me të filluar diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës dhe pas formulës së prezantuar nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, nuk është pajtuar subjekti politik Nisma, që me anë të kryetares së grupit të tyre politik ka kërkuar pauzë 5 minuta, duke e lëshuar me këtë rast edhe sallën. Me tu kthyer në sallë asamblistët e Nismës dhe pas propozimit të Arbreshë Krasniqit, kryesuesi i Kuvendit Komunal i ka hedhur në votim të dy propozimet, ku më shumicë votash u miratua propozimi i Alban Krasniqit që në KPF subjektet politike të përfaqësohen sipas formulës: Nisma 2 anëtarë, PDK 2 anëtarë, LDK 1 anëtarë dhe VV 1 anëtarë.

Në shenjë paknaqësie të këtij votimi në pamundësi për të ndryshuar diçka tjetër, asamblistët e Nismës u larguan nga salla.