Malishevë: Nga sot ka filluar dhënia e shujtës për nxënësit e shkollave fillore

Nga sot Komuna e Malishevës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit, ka filluar implementimin e projektit për dhënien e shujtave për nxënësit e shkollave fillore, përkatësisht këto shujta do të ndahen për nxënësit nga niveli parashkollorë, e deri në klasat e pesta.

Prej tani e deri në përfundim të vitit shkollor, dhënia e shujtës, do ti kushtoj buxhetit të Komunës së Malishevës, afro 40 mijë euro, ku përfshihet shujta për 6 382 nxënës.