Malishevë: Nesër shfaqet dokumentari “10 shkurti” në sallën e Kuvendit Komunal

16473387_1813256975557892_6618353436317404516_nLëvizja Vetëvendosje në Malishevë nesër do të shfaqë dokumentarin e “10 shkurtit”.  Ky dokumetarë do të shfaqet në sallen e Kuvendit Komunal në Malishevë nga ora 14:30 dhe ka të bejë me protesten kundër pakos së Ahtisarit në të cilen ranë dy aktivistë të kësaj Levizje thuhet në faqen zyrtare të VV-së në Malishevë.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë

Të enjtën me 09.02.2017, duke filluar nga ora 14:30, në sallën e Kuvendit Komunal në Malishevë, shfaqet filmi dokumentar “10 Shkurti” në nderim dhe kujtim të demonstratës gjithë popullore kundër Pakos së Ahtisarit. Në të cilën Policia e UNMIK-ut vrau 2 protestues Mon Balajn dhe Arben Xheladinin, si dhe plagosi mbi 80 të tjerë.
10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita ku u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisarit dhe ku u shpreh vullneti popullor kundër negociatave me Serbinë, dhe për pavarësi pa kushte.

https://www.facebook.com/events/1847974782137589/