Malishevë: Mësimdhënësit zëvendësues punojnë pa paga?

komunaProblemet në sektorin e arsimit në Malishevë nuk kanë të ndalur edhe tash kur procesi mësimor ka hyrë në fazën përmbyllëse të gjysmëvjetorit të parë dhe kur Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë, do duhej të përmbyllte me sukses këtë proces, megjithatë kjo po del të jetë e pamundur. Burimet e Malishevapress, kanë marrë vesh se së fundi kjo drejtori është duke u përballur me problemin e pagave për mësimdhënësit të cilët janë punësuar si zëvendësues të mësimdhënëseve të cilat gjenden në pushim të lehonisë dhe në raste të tjera të zëvendësimeve. Edhe pse sipas ligjit për arsim dhe udhëzimeve administrative përcaktohet qartë mënyra e pranimit dhe e kontratave të punës për zëvendësim të këtyre kategorive të mësimdhënësve, një gjë e tillë si duket nuk është duke u përfillur nga DKA në Malishevë. Drejtori kjo e cila edhe pse ka angazhuar mësimdhënës zëvendësues vazhdon të mos kryej obligimet financiare ndaj tyre. Një papërgjegjshmëri e tillë përveçse dëmton financiarisht këtë kategori të mësimdhënësve, njëkohësisht përbën shkelje ligjore nga ana e zyrtarëve të drejtorisë.