Malishevë: Me 1 dhe 2 gusht organizohet festivali folklorik “Oda e Llapushës”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjer, artdashësit, rapsodët, Shoqëritë kulturo-artistike, Ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare se, më 1 dhe 2 gusht, prej orës 19:00, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- Edicioni i katërt.

Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. Festivali ka karakter garues,  dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar.

Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve.