Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: ‘’Marrëveshja’’ partiake në mes Nismës dhe LDK-së për administrator të çerdhes – Malisheva Press

Malishevë: ‘’Marrëveshja’’ partiake në mes Nismës dhe LDK-së për administrator të çerdhes

Lista Aplikanteve administrator i cerdhesShpallja e konkurseve në komunën e Malishevës po i ngjan shumë mënyrës se si ato bëhen në nivel qeveritar. Pothuajse për të gjitha pozitat janë caktuar që para shpalljes së konkursit se kush do jetë i pranuari në punë. Por megjithatë zhvillohet një garë sa për ti bërë konkurset më të pranueshme nga publiku. Gjithashtu koalicioni aktual lokal shpesh vendos sipas marrëveshjeve në momentet e fundit se kush do ta merr një pozitë të caktuar. Një rast i tillë duket të jetë edhe me shpalljen e konkursit për administratorë të çerdhes së fëmijëve në Malishevë, ku pretendentët kryesorë janë militantët dhe familjarë të funksionarëve nga Nisma dhe LDK. Redaksia e Malishevapress ka bërë një analizë të kandidatëve e cila e dëshmon këtë. Përkatësia partiake nuk do duhej t’ia ndalonte askujt të aplikoj apo pranohet në punë mirëpo praktikat e deritanishme kudo në institucione dhe sidomos në komunën e Malishevës kanë dëshmuar për degradim kriteresh si dhe punësime familjare dhe partiake pa plotësim minimal kriteresh.
Ja profili i disa prej kandidatëve që synojnë pozitën e administratorit të çerdhes së fëmijëve:
Besnik Hoti ish-asamblist dhe  anëtar i kryesisë së degës së LDK-së, aktualisht profesor ne gjimnaz i pranuar aty pa konkurs
Isak Kastrati , ish-kandidat për asamble nga Nisma, i angazhuar me kontratë ne vepër në komunë disa here
Mirlindë Mazreku, gruaja e Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit Fatmir Ademaj nga radhët e LDK-së
Ilir Kryeziu anëtar dhe militant i Nismës.