Malishevë: LDK në koalicion të fshehtë me Nismën, pritet ndarja e “kulaçit”

Pak ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe kur jemi në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në komunën e Malishevës kanë filluar të dalin në shesh shumë të vërteta rreth koalicioneve të fshehta të cilat ndikuan në fitoren e Nismës dhe kandidatit të saj për kryetar.

Portali Malishevapress, nga burimet e saj brenda LDK-së ka marr vesh se kjo parti ndonëse jo zyrtarisht, por në prapaskenë kishte një marrëveshje me Nismën për ta mbështetur edhe në zgjedhjet për balotazh. Kjo edhe më shumë vërtetohet kur kemi parasysh rezultatin nëpër qendrat e votimit dhe numrin e votave të fituara nga Nisma, sidomos në fshatrat prej nga vijnë zyrtarët e LDK-së dega në Malishevë si në Ballanicë, Astrazup, Turjakë.

Po ashtu, burimet tona brenda kësaj parti kanë bërë të ditur se nga kjo marrëveshje Nisma dhe LDK janë dakorduar të bashkëqeverisin, ku LDK ka kërkuar postin e nënkryetarit ose atë të kryesuesit të asamblesë komunale dhe gjysmën e drejtorive komunale pa përjashtuar këtu edhe ndarjen e pozitave të drejtorëve të shkollave.

As AAK nuk do të lihet anash sipas burimit, ajo do të merr së paku një drejtori.