Malishevë: Kuvendi Komunal miratoi rishikimin e buxhetit për këtë vit

Sot në një seancë urgjente, KK i Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e saj, ku marrë disa vendime me rëndësi. Në mesin e këtyre vendimeve është miratimi i rishikimit të buxhetit komunal, për vitin 2017, si dhe formimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Përveç formimit të KO për shënimit e 16 Qershorit, KK miratoi edhe buxhetin për shënimin e kësaj date me rëndësi për Komunën e Malishevës.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, gjithashtu është informuar për Punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe ka miratuar planin e punës për këtë vit, të këtij këshilli.

Plani i punës, është shqyrtuar edhe për njësinë e auditimit të brendshëm, si dhe është miratuar draft-Programi Komunal trevjeçar për banim, e po ashtu është miratuar edhe kërkesa e një qytetari për ndërrim destinim të pronës.

Sot, gjithashtu është shqyrtuar edhe peticioni i fshatit Lladrovc, për çështjen e ndërtimit të një gypi për ujitje dhe marrja e ujit nga një pemëtar. Anëtarët e KK të Malishevës, vendosën që të formojnë një komisionin, për bashkëbisedim mes banorëve të fshatit dhe pemëtarit.