Malishevë: korrjet e grurit janë ndërprerë për shkak të motit

Drejtoria Komunale për Bujqësi, i ka bërë të gjitha përgatitjet për fushatën e korrje shirjeve të këtij viti.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se korrjet kanë filluar, por janë ndërprerë për shkak të motit.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, kjo drejtori i ka bërë të gjitha përgatitjet për fushatën e korrje shirjeve, ku është formuar edhe shtabi për mbikëqyrjen e kësaj fushate. Hoxha tha se “rendimentet e pritura janë 4000 kilogram për një hektar, ndërsa të mbjella me grurë janë 3895 hektarë”.