Malishevë: Komuna i lë mësimdhënësit pa kontrata-dyshohet për kushtëzim me votë

Ndonëse tashmë po bëhen gati 2 muaj që kur ka filluar viti i ri shkollor, proces ky që ende po vazhdon të përballët me shumë probleme dhe parregullsi dhe si të mos mjaftonte kjo, tash së fundi Komuna e Malishevës me veprimet e saj të jashtëligjshme po thellon krizën dhe parregullsinë në këtë sektor.

Këto ditë në adresë të Malishevapress, kemi pranuar shumë ankesa të mësimdhënësve të rinj të cilët tash e dy muaj kanë filluar punën e tyre në mësimdhënie në shkollat e Malishevës, por që komuna po vazhdon të zvarrisë procedurat për nënshkrimin e kontratave të punës së mësimdhënësve me kontrata njëvjeçare. Nga ankesat e mësimdhënësve të ardhura në adresën tonë thuhet se mos nënshkrimi i kontratave po bëhet qëllimshëm nga qeverisja në ikje, në mënyrë që të përfundoj procesi zgjedhor dhe në këtë formë të kushtëzohen mësimdhënësit me votë.

Janë dhjetra mësimdhënës që aktualisht janë pa kontrata pune ndonëse kanë kaluar me sukses konkursin e shpallur.