Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Komuna fillon punimet për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha nga fshati Banjë – Malisheva Press

Malishevë: Komuna fillon punimet për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha nga fshati Banjë

Kanë filluar punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, në pjesën e Banjës, përkatësisht nga pishinat e deri në lagjen e Samadraxhëve, apo mbi 300 metra gjatësi.

Rregullimi i shtratit të lumit në këtë pjesë bëhet me qëllim të parandalimit të përmbytjeve, që zakonisht ndodhin në këtë pjesë.

Sipas kumtesës për media, fillimin e punimeve në rregullimin e kësaj pjese të lumit, i ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është ndarë i kënaqur, pasi përfundimisht do të parandalohen përmbytjet që ndodhin në këtë zonë, por në të njëjtën kohë krijohet edhe siguri për banorët që jetojnë përreth, si dhe i ndryshon pamja për të mirë kësaj pjese, pasi Banja, është një prej vendeve turistike, më të frekuentuara, sidomos gjatë verës, për shkak të pishinave natyrale.

Rregullimi i kësaj pjese të shtratit të lumit Mirusha, bëhet në kuadër investimeve të komunës, në rregullimin e shtratit të lumit, me qëllim të parandalimit të përmbytjeve, pasi shtëpitë në këtë pjesë, vazhdojnë të jenë të rrezikuara kur ka reshje të mëdha atmosferike.

Në këtë rregullim të shtratit të lumit, është paraparë zgjerimi i shtratit të lumit dhe ndërtimi i mureve në të dy anët e lumit, me qëllim të lëvizjes së papenguar të ujit, edhe kur ka reshje atmosferike.

Rregullimi i shtratit të lumit në këtë pjesë, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës. /KosovaPress/