Malishevë: Këtë të enjte rihapet tregu i kafshëve

tregu_kafesheve

Tregu i kafshëve i cili ishte mbyllur muaj më parë për shkak të sëmundjes gungore, pritet të hapet këtë javë.

Sot kjo është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve,ku nga drejtoria e inspektoratit, është njoftuar se nga kjo javë do të hapet tregu i kafshëve, pasi ka kaluar rreziku i përhapjes së sëmundjes së gungore të kafshëve.

Sipas drejtorit të inspektoratit, Fadil Shala, AVUK-u, e ka njoftuar drejtorinë, se nga tani mund të hapet tregu i kafshëve, i cili ishte ndaluar tash e disa muaj, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve. Ky është prej lajmeve më të mira që kanë marrë shitësit dhe blerësit e kafshëve, pasi konsiderohet se ka kaluar rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjej/malishevapress