Malishevë: Këshilltarja komunale e PDK-së, shkel ligjin (Dokument)

Shumë media raportuan se disa militant të PDK-së u punësuan si zyrtar ligjorë në Ministrinë e Drejtësisë. Ndër ta është edhe këshilltarja e Kuvendit Komunal në Malishevë nga radhët e  PDK-së, Arlinda Thaçi.

Të punësuarit në Ministrin e Drejtësisë dhe njëkohësisht të qenit këshilltare komunale janë dy poste që nuk mund ti mbash njëkohësisht sepse është në kundërshtim me aktet ligjore, saktësisht është  Ligjin për Shërbim Civil që ju ndalon zyrtarëve të kenë pozita politike.

Por, si duket tashmë asambleistës së PDK-së nuk i pengon ta shkel ligjin pasi ajo sipas dokumenteve zyrtare është punësuar 29.06.2017 dhe në të njëjtë kohë ka vazhduar punën si këshilltare komunale duke marrë pjesë në seancën e mbajtur me 19.07.2017.

Se a do të ofroj dorëheqje asambleistja e PDK-në ditë në vijim apo do vazhdoj t’i mbaj të dy postet mbetet të shihet./mp/

Sipas ligjit për Shërbim Civil, neni 17 thotë: