Malishevë: Kabinat pritse të autobusëve para shkatërrimit, ja sa ka kushtu ky projekt? (Foto)

Projekti i kabinave pritse nëpër stacione të autobusëve në Malishevë i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth 29 mijë euro. Ky projekt që kishte përfshirë vendet më të frekuentuara të Malishevës  është realizuar në nëntor të vitit të kaluar. Mirëpo deri tani kemi shumë qytetarë që kanë raportuar se këto kabina pritse kanë filluar të shkatërrohen si mungesë e cilësisë së dobët të materialit.

Një lexues i Malishevapress-it ka dërguar disa foto në të cilat shihet së në fshatin Dragobil-Astrazup kabina pritse është para shkatërrimit, ani pse komuna javë më parë ka ndërhy duke e rregullu prishjen që kishte pasur po e njëjta kabinë pristse./mp/