Malishevë: Ka rifilluar faza e dytë e repilimit të kafshëve

Nga sot, e mërkure 19.04.2017, ka filluar cikli i dytë i repelimit të kafshëve. Repelimi i kafshëve, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Cikli i dytë i repelimit, do të filloj sikur edhe cikli parë, në fshatrat Senik dhe Bardh. Me këtë rast, luten pronarët e bagëtive, që ti mbajnë të mbyllura kafshët e tyre shtëpiake, deri në repelimin e tyre.