Malishevë: Ka përfunduar sezoni i peshkimit, njofton shoqata e peshkatarëve

Shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevë, njofton të gjithë peshkatarët sportiv dhe të tjerët, se tashmë kemi hyrë në sezonin e ndalimit të peshkimit. Sezoni i ndalimit të peshkimit zgjatë deri më 15 maj 2017. Ndalesa bëhet për shkak se peshku është në sezonin e shumimit, përkatësisht lëshimit në vezëve. Me këtë rast luten të gjithë peshkatarët, që ta respektojnë ndalesën për peshkim, në të kundërtën do të përballen me masat ligjore, përmes së cilave mbrohet peshku.