Malishevë: Ja kur pritet të filloj dezinsektimi i zonave endemike nga rriqrat

Dezinsektimit i zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike, planifikohet të filloj nga java e ardhshme. Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të filloj fushata e dezinsektimit. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ku janë disktuar një varg çështjesh tjera me rëndësi.

“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, kanë thënë nënkryetari  komunës, Hajdin Berisha dhe  drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti. Drejtori Hoti, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë në përfundim e sipër.