Malishevë: Inspektorati mbyll një lokal nate

Inspektorati i Komunës së Malishevës, mbrëmë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës stacioni në Malishevë dhe departamentin e policisë, që merret me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, nga Drejtoria Rajonal e Gjakovës, mbrëmë kanë zhvilluar një aksion të përbashkët, ku janë kontrolluar të ashtuquajturat “lokale të natës”. Me këtë rast është mbyllur një lokal dhe janë shqiptuar gjoba për disa nga këto lokale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këto lokale, inspektorët komunal kanë hasur në disa parregullsi dhe si rezultat janë shqiptuar gjoba mandatore për disa nga këto lokale. Po ashtu inspektorati ka mbyllur një  subjekt afarist (lokal nate), pasi i njëjti nuk ka qenë fare i regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë.