Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: I akuzuari për vjedhje në postë bëhet drejtor i saj (Foto) – Malisheva Press

Malishevë: I akuzuari për vjedhje në postë bëhet drejtor i saj (Foto)

Edhe pse Posta dhe Telekomi janë në gjendje të rëndë dhe rrezikohen pagat dhe vendet e punës të shumë punëtorëve të saj , kjo nuk e ka penguar fare menagjmentin e kësaj kompanie publike që të vazhdoj avancimin dhe ‘’ rehatimin’’ e personave të lidhur me partitë në pushtet.

Kështu, dje qendra kryesore e post telekomit dhe Valës në Malishevë është bërë me drejtor të  ri menaxherial.

I emëruari në këtë pozitë të mirëpaguar është Artan Hoti i cili njihet për afërsinë e tij me figurat kryesore të Nismës gjë që mund të shihet qartë edhe përmes fotografive si dhe si militant i kësaj partie.

Hoti ndër të tjera ka qenë i suspenduar nga Posta vite më parë për shkak se ishte zënë duke keqpërdorur(vjedhur) mijëra euro për çka asokohe ishte hapur edhe rast në polici por që përmes ndikimit të nga politika dhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj rasti ishte fshehur dhe Hoti ishte rikthyer në punë pas disa muajsh.

Hotin e kanë uruar shumë nga figurat e Nismës për pozitën e re që e fitoi fal lidhjeve të tij të ngushta me Fatmir Limajn, djalin e tij Durimin dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj partie  që i kanë shërbyer mjaftë mirë atij fillimisht për tu rikthyer në vendin e tij të punës e më pastaj për tu shpërblyer edhe me pozitën e drejtorit menaxherial.

Se sa do ta përmirësoi gjendjen në postë Hoti i cili ndër të tjera nuk është i kualifikuar fare për këtë pozitë kjo mbetet të shihet. Mirëpo, nga shumë hulumtime të bëra nga organizata joqeveritare por edhe nga vet Kuvendi i Kosovës del që shkaktarët kryesor  të gjendjes së rëndë financiare në Postë Telekomin e Kosovë janë ndërhyrjet partiake dhe të grupeve të organizuara parapolitike dhe kriminale që kanë vendosur persona të tyre në pozita të larta në këtë kompani publike që u kanë shërbyer për ta shtrirë kontrollin dhe për të përfituar qindra mijëra euro nga tenderët dhe aktivitetet tjera.

Ngjashëm me Hotin janë punësuar vite më parë edhe vëllau i Fatmir Limajt, Demir Limaj, Faton Thaçi aktualisht zv ministër, gruaja e deputetit të Nismës Haxhi Shala.