Malishevë: Gjykata e apelit kthen në punë sekretaren e Qendrës së Kompetencës (Dokument)

qendra e kompetencës malisheve 1Gjykata e Apelit në Prishtinë ka kthyer në vendin e saj të punës Filloreta Gashin e cila ishte larguar nga vendi i saj punës në Qendrën e Kompetencës në Malishevë në shtator të vitit 2014.

Gjykata në fakt ka refuzuar si të pathemeltë kërkesën e Avokatit të komunës i cili kishte kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës themelore të Gjakovës –Dega në Malishevë i cili i kishte të bënte me kthimin në vendin e  punës të zj. Gashi.

Në kohën kur ishte larguar Gashi nga puna bashkë me të ishin larguar edhe dhjetëra  mësimdhënës të tjerë ku vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë arritur që ta ri-fitojnë të drejtën e punës përmes gjykatave.

Filloreta Gashi përndryshe është nga Mleqani i Malishevës dhe është mbesa e rapsodëve të njohur si “ Bijtë e Sefës “ pjesë e të cilëve ka qenë edhe dëshmori Beqir Gashi.

Sipas burimeve të Malishevapress Prokuroria dhe Gjykata themelore në Gjakovë Gjakovë kanë filluar të merren me disa nga zyrtarët komunalë të Malishevës të cilët janë të përfshirë në raste kur janë marrë vendime në kundërshtim me kriteret dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Në mesin e zyrtarëve është  Halim Hoti zyrtar i lartë në Drejtorinë Komunale të Arsimit.

vendimi kompetencevendimi kompetenca 2