Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Fillon fushata e ligjëratave të vetëdijesimit nga thumbimet e rriqrave – Malisheva Press

Malishevë: Fillon fushata e ligjëratave të vetëdijesimit nga thumbimet e rriqrave

Sot në shkollat e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e mbajtjes së ligjëratave  për vetëdijesimin e nxënësve, për kujdesin nga kontakti me rriqra, si dhe në rast të thumbimeve, se si duhet të veprojnë. Mbajtja e këtyre ligjëratave mbahet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Ligjëratat nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur mjekët dhe personeli shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës. Ligjëratat do të mbahen në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, pasi kjo është njëra prej masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sepse në mënyrë të veçantë, fëmijët vetëdijesohen se si duhet të veprojnë në rast të thumbimit nga rriqrat, por edhe se si ti shmangen kontaktit me rriqra.