Malishevë: Fëmijët konsumojnë “shisha” në disa lokale (Foto)

Ndonëse edhe me ligj është e ndaluar prezenca e fëmijëve nëpër lokale ku konsumohen produktet alkoolike, duhani dhe “shisha bar”, disa lokale në Malishevë në kundërshtim me ligjin vazhdojnë tu shërbejnë fëmijëve pije alkoolike dhe “shisha”. Fotografit e dërguara nga lexuesit tanë tregojnë pamjet se  si në një nga kateterit e qytetit i njohur me emrin XL, u shërbehet fëmijëve të mitur pije alkoolike dhe produkti i njohur me emrin “Shisha”.

Madje, jo rrallëherë fëmijët postojnë edhe fotografi nga këto ambiente të cilat janë rreptësisht të ndaluara që t’ju shërbejnë fëmijëve.