Malishevë: Edicioni i pestë i festivalit “Oda e Llapushës” “kopje” e edicionit të vitit të kaluar

Komuna e Malishevës, edhe këtë vit ka organizuar edicionin e pestë me radhë të muzikës folklorike “Oda e Llapushës”. Ajo që bije në sy është fakti se edhe këtë vit Drejtoria për Kulturës, rini dhe sport, që njëherit është organizatore e këtij festivali nuk ka bërë ndonjë risi sa i përket mënyrës së organizimit. Duke filluar nga vendi, skena dhe çdo detaj tjetër që lidhet me këtë ngjarje, pothuajse është e njëjtë me edicionin e vitit të kaluar të këtij festivali. Madje edhe panairi artizanal që organizohet në kuadër të aktiviteteve që shënojnë këtë ngjarje është pothuajse i njëjti si vendi ku mbahet, tenda dhe zejtarët e ftuar. I ngjashëm është edhe panairi i librit, ku Drejtoria e Kulturës edhe këtë vit ka ftuar vetëm një librashitës sa për ta futur në agjendën e saj se në kuadër të javës së mërgimtarëve është organizuar edhe panairi i librit.