Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Muharrem Berishës – Malisheva Press

Malishevë: Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Muharrem Berishës

Sot po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur. Gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetar të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit

Sipas komandantit të incidentit, Halit Mazreku, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të marrë informacionin për zhdukjen e personit në fjalë, menjëherë ka aktivizuar të gjitha mekanizmat përkatës dhe po e drejton operacionin e kërkimit. Në këtë kërkim, krahas organeve kompetente komunale, të cilat janë në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po marrin pjesë edhe ekipet e specializuara për kërkim dhe shpëtim të FSK-së, njësitë e specializuara të policisë, përfshi edhe njësinë K9, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtim në Malishevë dhe qindra vullnetar.

Me këtë rast, apelojmë tek të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkoj përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente.