Malishevë: E rrahin për borxh, arrestohen dy sulmuesit

Dje në Malishevë rreth orës 9:50, të mëngjesit policia ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin më parë rreth një borxhi, kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas këtij sulmi viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Malishevë, ndërsa dy sulmuesit pas arrestimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.