Malishevë: Drejtoria e shërbimeve publike zotohet për largimin e deponive ilegale të mbeturinave

largohet_deponia

Sot, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, në Komunën e Malishevës, u bë e ditur se shumë shpejt, pritet të filloj edhe largimi i deponive ilegale të mbeturinave. Ky proces për largimin e këtyre deponive ilegale, do të zbatohet gjatë muajit prill, zotohet drejtoria e shërbimeve publike, e cila do të jetë e angazhuar në këtë drejtim, pasi paraprakisht nga kjo drejtori janë evidentuar vendndodhjet e këtyre deponive.