Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Dështon gjykimi ndaj të dyshuarve për vjedhje të rëndë – Malisheva Press

Malishevë: Dështon gjykimi ndaj të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, nuk ka arritur që të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Shpejtim Berisha dhe Faton Morina.

Shkak  i dështimit të këtij gjykimi, ka qenë mungesa e prokurorit, Armend Zenelaj dhe e të  akuzuarit, Faton Morina.

Lidhur me mungesën e prokurorit, Armend Zenelaj, gjykatësi Lulzim Paqarizi, ka thënë se edhe pse ishte ftuar në mënyrë të rregullt, ai nuk ishte i pranishëm në seancë.

Kurse, sa i përket mungesës së të akuzuarit Morina, gjykatësi Paqarizi ka thënë se është  lëshuar urdhërarrest, por sipas tij, nga stacioni policor në Klinë, nuk është informuar lidhur me mos realizimin e këtij urdhërarresti.

Ndërkaq, i akuzuari Shpejtim Berisha, është  sjellë  në  seancë  përmes Njësitit për Transportimin e të  Burgosurve nga Burgu i Dubravës, meqenëse sipas kontatimit të gjykatësit Paqarizi, i njëjti është  duke vuajtur dënimin për një  vepër penale, i dënuar nga Gjykata Themelore në  Pejë.

Por, pasi mungoi në fillim të seancës, pas rreth 10 minutash prokurori Zenelaj është paraqitur në sallën e gjykimit, por që gjykatësi Paqarizi konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e kësaj seance.

Seanca e radhës është caktuar për 26 shtator 2018, në ora 13:00. ku sipas gjykatësit Paqarizi, për të akuzuarin Morina, do të lëshohet fletrreshtim vendor.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 9 shkurt 2011, nga ish- Prokuroria Publike e Qarkut në  Prizren, Shpejtim Berisha, Gëzim Gashi dhe Faton Morina, akuzohen se më 23 qershor 2010, rreth orës 00:30, në fshatin Kijevë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, Shpejtim Berisha, duke hapur me kaçavidë derën hyrëse të marketit të të  dëmtuarit, Fitim Kryeziu në fshatin Kijevë, merr arkën e parave ku në të kishte para në vlerë  rreth 300,00, deri në  400,00 euro, 200,00 franga zvicerane, fatura të rregullta me mbishkrim të  marketit, mbushje telefonike të kompanive “Vala”, “Ipko” dhe “Z mobile”, në vlerë prej 400,00-500,00 euro.

Në vazhdim të aktakuzës thuhet se i akuzuari Shpejtim Berisha, së bashku me të akuzuarin Faton Morina, i cili kishte bërë roje jashtë së bashku me Gëzim Gashin, ikin me gjësendet e vjedhura në drejtin të fshatit Gllarevë dhe në hyrje të fshatit hapin arkën, marrin paratë dhe arkën e hedhin në mbeturina, me ç’rast të dëmtuarit Fitim Kryeziu i shkaktojnë dëm material në  vlerë prej 1.100,00 euro.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 253, i Kodit Penal të  Kosovës.

Kurse, sipas  shkresave të  lëndës procedura është  veçuar ndaj të  akuzuarit, Gëzim Gashi dhe atë në shqyrtimin paraprak në konfirmimin e aktakuzës në vitin 2011.