Malishevë: Cilat janë kërkesat e qytetarëve për projekt-buxhetin e komunës për vitin 2018?

Edhe këtë vit kërkesat e qytetarëve që po dominojnë janë: infrastruktura rrugore, kanalizime, ujësjellësve, hapësira të gjelbëruara, fusha sportive, ndriçime publike, mirëmbajtja e tyre, pajisja me mjete mësimore e shkollave, kabinetet e lëndëve natyrore,  ka thënë drejtori komunal i Financave, Vesel Krasniqi, në dëgjimin publik për projekt-buxhetin komunal 2018, që u mbajt sot në kuvendin komunal të Malishevës.