Malishevë: Banorët rrezikohen nga trafo elektrike(Foto)

Në lagjen Hoti në Malishevë një qytetar ka raportuar se një trafos elektrike i është hapur dera. Kjo ka shqetësuar banorët.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e portalit Malisheva Magazine, një qytetar nga kjo lagje ka njoftuar për rrezikun që po u paraqet këtyre banorëve.