Malishevë: Banorët e lagjes “Mirëdita” rrezikohen nga “tranzit” (VIDEO)

Lagja “Mirëdita”  në Malishevë është ndër të paktat  me plan rregullues urban.

Por, banorët e aty ka disa muaj që po ballafaqohen me një problem.

Një investim i komunës, përmes të cilit rruga e lagjes u zgjat për në pjesën tjetër të qytetit, po bën që ajo të përdoret si tranzit.

E që kur përfundoi projekti , këtyre iu shtua edhe një telash.

Kanalizimi i lagjes ka shpërthyer dhe ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.

Por në komunë i thanë televizionit se rruga në fjalë nuk është tranzitore, e nëse po përdoret për këtë funksion, komuna nuk ka si ta ndalojë këtë.

Kronikë nga Mejreme Gashi.