Malishevë: Arrestohet pasi ishte duke trafikuar shtetas të huaj

arrestime foto

Dje rreth orës 17:05 në Malishevë është arrestuar një person pasi që i njëjti ishte duke transportuar ilegalisht me makinën e tij disa persona. Policia e Kosovës bënë të ditur se gjatë një kontrolli rutinë është ndaluar një automjet dhe pas kontrollit të tij është identifikuar se bëhej fjalë për transport ilegal të personave të cilët ishin shtetas të huaj.

Me këtë rast policia ka arrestuar ngasësin e automjetit dhe pas intervistimit të tij nga ana e prokurorit personi në fjalë është dërguar në mbajtje, kurse viktimat e trafikimit janë dërguar në strehimoren për të huaj. Njofton Policia e Kosovës.