Malishevë: Arrestohet një person

Dje në Malishevë është arrestuar një person pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e ndalesës së punimeve në objekt nga Inspektorët Komunal, me ç’rast ka larguar shiritin e sigurisë dhe ka filluar punimet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.