Malishevë: Aparatet kundër zjarrit në QKMF me afat të skaduar (foto)

Aparatet për shuarjen e zjarrit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë janë me afat të skaduar. Fotografitë e siguruara nga mp tregojnë qartë se data e skadimit të lëndës për shuarjen e zjarrit është hiq më pak se 18 shtatori i vitit 2014.

Komuna e Malishevës ka tender të rregullt për mirëmajtjen e këtyre aparateve për të cilat i paguan mijëra euro kompanisë të cilën sipas informatave që ka siguruar mp e ka në pronësi dhëndrri i kryetarit Ragip Begaj.

Gjendje e ngjashme është edhe në shkolla ku shumica e aparateve për shuarjen e zjarrit janë me afat të skaduar.