Malishevë: Ankohen maturantët po na manipulojnë me çmimet e mbrëmjes së maturës

Shumë nxënës të Gjimnazit “Hamdi Berisha” të indinjuar rreth çmimeve për mbrëmjen e maturës kanë shkruar në adresën tonë. Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, ngase çmimi që do paguaj një nxënës dhe një profesor është shumë në shpërputhje.

Ata për MalishevaPress- in kanë treguar se për një nxënës kostoja e mbrëmjes është 16 euro, kurse për profesor së bashku me bashkëshorte do të jetë vetëm 12euro. Ata i kanë thënë Malishevapress-it se ky është një manipulim që po na bëhet në kurriz të parave tona, dhe se nuk do të heshtim ndaj kësaj çështje janë shprehur nxënësit. /mp/