Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: anëtarësia e LDK-së nuk i nënshtrohet Degës-nënshkruan peticionin kundër Zajednicës – Malisheva Press

Malishevë: anëtarësia e LDK-së nuk i nënshtrohet Degës-nënshkruan peticionin kundër Zajednicës

kartelaKa më shumë se një javë që prej se ka filluar peticioni kundër Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Ky peticion është organizuar nga subjektet politike të frontit opozitar dhe i cili është shtrirë në pothuajse çdo komunë të Kosovës. Mirëpo si duket strukturave partiake të pozitës dhe sidomos të LDK-së po i pengon masivizimi që peticioni ka marrë duke bërë që shumë qytetarë përfshirë edhe anëtarë të PDK-së dhe LDK-së të vënë nënshkrimin për t’i kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë.

Burime brenda LDK-së nga anëtarësia e saj bëjnë të ditur se ditëve të fundit kanë pranuar direktiva nga strukturat udhëheqëse të degës së LDK-së dhe nga strukturat qendrore që anëtarësia e LDK-së të mos e nënshkruan peticionin me raste edhe duke kërcënuar me masa disiplinuese. Sipas burimit strukturat e degës së LDK-së po e kanë të vështirë ti bindin anëtarësinë e saj për të mos nënshkruar peticionin dhe deri më tani ata kanë arritur të disiplinojnë vetëm një numër të vogël të anëtarëve të tyre kryesisht rrethin e tyre të ngushtë familjarë.

Pakënaqësia e anëtarësisë gjithnjë sipas burimeve është rritur me të madhe dhe tashmë kanë filluar largimet nga ky subjekt pasi që janë të shumta ato familje që opinioni i njeh si familje me veprimtari atdhetare dhe të cilat nuk duan të identifikohen me një subjekt që mbron marrëveshjet e fundit ku i jepen toka Malit të Zi dhe ku 30% e territorit që tashmë po njihet si Zajednicë futet nën kontroll indirekt të Beogradit./malishevapress/