Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva e vetmja komunë që zyrtarisht ka kundërshtuar Zajednicen (video) – Malisheva Press

Malisheva e vetmja komunë që zyrtarisht ka kundërshtuar Zajednicen (video)

KK Malishevë-NdërtesaKomuna e Malishevës mbetet e vetmja që zyrtarisht e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, raporton KTV.

Një deklaratë e kësaj komune ka mbetur në fuqi, pavarësisht presionit të ardhur nga qeveria, respektivisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që e njëjta të rishqyrtohet.

Iniciuesit e kësaj deklarate nga dega e Vetëvendosjes në Malishevë, thonë se si organ politik, Kuvendi Komunal ka të drejtë të marrë qëndrime të tilla, transmeton Koha.net.

Derisa për kërkesën e ministrit Lubomir Mariq për rishqyrtimin e deklaratës, Valon Hoti, asamblist, thotë se ministri përfaqësonte interesat e Beogradit e jo të Prishtinës. Por, sipas Partisë Demokratike të Kosovë, dega në Malishevë, kjo temë nuk ishte kompetencë e tyre dhe për këtë arsye nuk kishin marrë pjesë në seancë.

KTV-ja ka kërkuar një qëndrim për këtë temë nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.