Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva shënon 28 Nëntorin – Malisheva Press

Malisheva shënon 28 Nëntorin

Homazhe policiaNë kuadër të shënimeve, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës, po mbanë një varg aktivitetesh. Fillimisht Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një seancë solemne, ndërsa më pas janë bërë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë,. Ndërsa gjatë ditës do të vazhdohet me një varg aktivitetesh kulturore, si shfaqje, ekspozita, përurime të shkollave dhe të gjithë këtyre janë kanë parapri një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive.
Malishevë, 27 nëntor

Në kuadër të shënimeve, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës, po mbanë një varg aktivitetesh. Fillimisht Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një seancë solemne, ndërsa më pas janë bërë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë,. Ndërsa gjatë ditës do të vazhdohet me një varg aktivitetesh kulturore, si shfaqje, ekspozita, përurime të shkollave dhe të gjithë këtyre janë kanë parapri një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive.

Në seancën solemne, fjalën kryesore e pati kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i cili foli për rëndësinë e datës së 28 Nëntorit, tek shqiptarët, duke filluar nga viti 1443, 1912, për të ardhur te historia më e re e shqiptarëve, 28 Nëntori i vitit 1955 dhe 1997. “Kruja, Vlora, Prekazi, Llausha, janë ngjarje historike, që janë zhvilluar në etapa të ndryshme të historisë, e të cilat kanë një datë të përbashkët, atë të 28 Nëntorit. Festë, e cila në historinë e shqiptarëve njihet si, Dita e Flamurit Kombëtar”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, z.Aziz Thaçi, në fjalimin e tij, kryesisht foli për ngjarjen historike të 28 Nëntorit të vitit 1912, kur u shpall Pavarësia e Republikës së Shqipërisë, e më pas foli edhe për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Të gjitha këto, kryesuesi Thaçi, i paraqiti në mënyrë kronologjike, si dhe foli për rëndësinë historike të 28 Nëntorit.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, një fjalë rasti mbajti edhe z.Hahib Zogaj, veteran i luftës së UÇK-së. Përveç fjalëve të rastit lidhur me 28 Nëntorin, z.Zogaj, bëri thirrje për përkujdesje më madhe dhe për respekt më të madh institucional, për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, me theks të veçantë për familjet e dëshmorëve.