Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva pritet të mbjellë 3680 hektarë grurë – Malisheva Press

Malisheva pritet të mbjellë 3680 hektarë grurë

mbjellja_gruritMbjelljet vjeshtore tashmë kanë filluar dhe janë drejt përfundimit, bujqit në Malishevë, tashmë janë duke i shfrytëzuar ditët me diell, për mbjelljet e tyre të planifikuara për këtë vjeshtë. Sipas planifikimeve nga drejtoria e bujqësisë në Malishevë, këtë vit, pritet të mbillen rreth 3717.3 hektar me mbjellje vjeshtore, ku dominon mbjellja e grurit me 3680.6 hektar.

Sipas drejtorit për bujqësi, në Komunën e Malishevës, z.Hajrullah Mazrekut, kjo drejtori ka të hartuar planin operativ për mbjelljet vjeshtore për këtë vit ekonomik, ku planifikohen të mbillen kulturat lavërtare, si gruri, elbi dimëror, tërshëra, thekra, kultura bujqësore të cilat mbillen në trevën tonë.

“Për realizim të suksesshëm të mbjelljeve dhe për të arritur rendimente të kënaqshme, bujqit, janë të detyruar që ti kryejnë të operacionet punuese me kohë dhe në afat optimal, duke zbatuar edhe masat agroteknike”, tha drejtori Mazreku.

Sipas drejtorit Mazreku, drejtoria që ai drejton,  ka hartuar planin operativ për mbjellje dhe duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara në terren, këtë vit, planifikohen të mbillen 3 680.6 hektar me grurë, 13 hektar me tërshërë dimërore, 3.2 hektar me thekër, 9 hektar me elb dimëror dhe 11.5 hektar me bimë foragjere.

Në Komunën e Malishevës, e tërë sipërfaqja që planifikohet të mbillet i takon vetëm sektorit privat.