Malisheva po mobilizohet për Manifestimin e 28 nëntorit në Prishtinë

manifestim

Subjektet politike Nisma për Kosovën, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë duke u mobilizuar për Manifestimin e opozitës të cilin ata e kanë quajtur Manifestim për Republikën – kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, që do të mbahet në Prishtinë me 28 nëntor. Sipas burimeve të malishevapressit brenda këtyre subjekteve me dhjetra takime e tubime po mbahen çdo ditë nëpër fshatra e në qytet. Struktura të këtyre subjekteve po mobilizohen duke bashkëbiseduar me qytetarë që deri tash kanë shprehur gadishmerinë për të marrë pjesë në këtë manifestim që pritet të jetë më i madhi manifestim që ka ndodhë në Kosovë në dekadat e fundit. Gjithashtu janë rezervuar më dhjetra autobus që do të transportojn qytetarët e Malishevës në manifestimin e 28 nëntorit në Prishtinë.