Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva po e shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – Malisheva Press

Malisheva po e shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

dita_rinise

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, në bashkëpunim me OSBE misioni në Kosovë, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) dhe Qendra për rini, sot po shënojnë 12 gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Gjatë këtyre organizimeve, janë shënuar një varg aktivitetesh rinore, si prezantime, debate, debate me të rinjtë mërgimtarë, trajnime dhe aktivitete tjera në hapësirat e parkut të qytetit.

Sipas zyrtarit komunal për rini, Mehdi Krasniqi, në këto aktivitete, “përveç KVRL të Malishevës dhe Qendrës së rinisë në Malishevë, po marrin pjesë edhe organizatat e KVRL-ve dhe Qendrave Rinore të komunave përreth Malishevës, ndërsa aktivitetet janë të larmishme dhe po prezantohen vlerat e të rinjve malishevas”.

Aktivitetet, sipas zyrtarit Krasniqi, kanë filluar me një prezantim të OJQ-ve rinore, pastaj prezantim i rregullores për vullnetarizëm, dhe më pas të rinjtë ka dalë në park të qytetit për ti zhvilluar aktivitetet e tyre, si dhe kanë shpërndarë fletushka për promovim të vullnetarizmit në Komunën e Malishevës, me moton “Bashkohu edhe ti”.

Krasniqi, bëri të ditur, se aktivitetet që momentalisht po vazhdojnë, janë debati me rininë e diasporës, pastaj trajnimi rreth ndihmës së parë, të cilin e mban Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Malishevë dhe aktivitetet kulturore, do të vazhdojnë deri në mbrëmje në parkun e qytetit në Malishevë.