Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva pjesë e projektit“Stabiliteti Socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”. – Malisheva Press

Malisheva pjesë e projektit“Stabiliteti Socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”.

Komuna e Malishevës, përkatësisht Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dje ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me PREDA Plus Kosovë dhe ASB, me qëllim të zbatimit të projektit “Stabiliteti Socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovës”.

Projekti “Stabiliteti Socio-ekonomik i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i njohur si “Projekti – Socio”, është një nismë e financua nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – BMZ dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB.

Projekti synon të krijoj kushte të qëndrueshme të jetesës, si dhe kushte më të mira socio-ekonomik për familjet etnike të pakicave dhe të popullatës shumicë në Kosovë, përmes gjenerimit të të ardhurave, punësimit dhe mundësive të zhvillimit në komunitet.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, palët dakordohen që ekziston nevoja që të forcohen kapacitetet për bizneset fillestare, mikro dhe bizneset e vogla, pastaj forcimi i kapaciteteve të fermerëve, ngritja e kapaciteteve të shoqatave që mbështesin agrokulturën dhe ndërmarrësinë,  krijimi i vendeve të reja të punës në bizneset ekzistuese dhe mbështetja e iniciativave të vogla që ndihmojnë zhvillimin e komunitetit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është, që të siguroj një kornizë për bashkëpunimin e ardhshëm, në të mirë të zbatimit të suksesshëm të këtij projekti.