Malisheva pa ujë

Derisa, po mbretërojnë temperatura tropikale në mbarë  vendin, Malisheva nuk është përballur deri tash me zjarre, duke mos priashtuar, ndonji vatër të vogël zjarri fushorë. Por qytetarët e Malishevës po përballën me  mungesa të ujit të pijshëm, shkak i thatësirës që   po mbretëron, tash e disa javë.

Vështirësia  me ujë të pijshëm, po u shkakëton problem, jo vetëm qytetarëve që  shfrytëzojnë puset shtëpiake, por edhe atyre të cilëve janë në rrjetin e ujësjellësit, të Hidroregjionit jugor.

,,Komuna, brenda potencialeve njerëzore, mekanizmit që posedon, ka rritur ndjeshëm përkujdesjen, angazhimin që ta përballoi dhe tejkaloi këtë situate emergjente këtyre ditëve, duke angazhuar, Njësinë e Zjarrfikësve, cisternat me ujë dhe t’i furnizojnë qytetarët, brenda mundësive dhe mekanizmit që kemi”. Gjithëherë  sipas ,zyrtarit  të  Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazrekut.

I cili edhe kërkon nga qytetarët që të mos shpërdorojnë ujin  e pijshëm, për ujitje , autolarje etj.

Vështirësi nga ky mot ekstrem, po kanë edhe shumë pacientë, që vuajnë nga smundje të ndryshme, raporton, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, i cili theksoi ,, Po kemi mungesë të hapësirës në Qendrën e Mjeksisë Familjare, por edhe përkundër kësaj, gjendjen e kemi nënkontrollë, kurse raste më të rënda i drejtojmë për Qendrën Klinike Universitare, (QKUK), prandaj Qendra e Mjeksisë Familjare Malishevë ,, Shpëtim Robaj” (QKFM), apelon të qytetarët që t’u shmangën udhëtimeve të panevojshme dhe ekspozimit në diell.