Malisheva në terr: Ndriçimi publik nuk funksionon (Foto)

Ndonëse për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në qytezën e Malishevës, Komuna jep mijëra euro, pamjet në foto dëshmojnë të kundërtën. Disa fotografi që lexuesit e Malishevapress/ kanë dërguar vërehet se pothuajse i tërë qyteti është në terr.

Kujtojmë se ndriçimi në vendet publike sidomos në qytete si Malisheva është shumë i rëndësishëm për faktin se ndikon jashtëzakonisht shumë në rritjen e sigurisë së qytetarëve.