Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva nderon amerikanen DiGirolamo për misionin e saj vullnetarë – Malisheva Press

Malisheva nderon amerikanen DiGirolamo për misionin e saj vullnetarë

foto-1

Megan DiGirolamo, është anëtare e misionit diplomatik të paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si vullnetare, për disa vite ka shërbyer në shkollën e fshatit Panorc, duke ju mësuar gjuhën angleze, nxënësve të kësaj shkolle. Ajo sot e ka përfunduar mision e saj dhe për këtë qëllim, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka ndarë një mirënjohje për kontributin e saj në këtë shkollë. Megan DiGirolamo,

Me rastin e përfundimit të punës së saj disa vjeçare në Panorc, Megan DiGirolamo, është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, të cilët e kanë falënderuar për punën e saj.

Edhe Megan DiGirolamo, është shprehur e kënaqur me nxënësit e asaj shkolle, si dhe me pritjen e jashtëzakonshme të popullatës së Malishevës në përgjithësi, e në veçanti të Panorcit e Rudit.

“Këtu njerëzit të përshëndesin, të çmojnë, të respektojnë jashtë mase. Edhe nëse nuk të njohin, të përshëndesin dhe kjo është gjë e mirë. Gjithashtu pritja dhe tradita shqiptare është e jashtëzakonshme”, tha Megan DiGirolamo.