Malisheva me shumë dëme nga era e fort

 

shiu malisheve

Vikendi në Komunën e Malishevës, është përcjellë me dëme të mëdha, si pasojë e erërave të fuqishme. Janë regjistruar shumë raste të dëmeve të mëdha, si kulme të objekteve, e deri te djegia e një restoranti të madh në Malishevë. Pavarësisht dëmeve, nuk janë regjistruar dëme në njerëz.

Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ahmet Morina, dëmet janë shumë të mëdha dhe ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve kanë intervenuar  në disa raste. “Gjatë të shtunës kemi pasur pesë thirrje për ndërhyrje, ku ekipet tona kanë intervenuar, ndërsa gjatë natës së mbrëmshme është regjistruar një zjarr i madh në restorant “Rozafa”, i cili është djegur në tërësi, mirëpo, për fatin e mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz”, tha drejtori Morina.

“Ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, me të marrë informatën për zjarr, kanë dalë në vend ngjarje, ndërsa është dashur të merren përforcime shtesë, ku është intervenuar me tri automjete kundër zjarrit”, tha për Zyrën për Informim, drejtori Morina.

Sipas kësaj drejtorie, përveç pesë thirrjeve për intervenim dhe këtij zjarri, janë regjistruar edhe dëme tjera, në objekte banimi, lokale afariste dhe objekte shkollore. Së paku në dy shkolla në përfundim e sipër, erërat e fuqishme i kanë dëmtuar kulmet e tyre, njëra në Gurishtë dhe tjetra në Bubavec.

Komuna e Malishevës, sot ka formuar së paku dy ekipe vlerësuese të dëmeve, të cilët, përveç dëmeve të regjistruara, pas informacioneve të marra nga të dëmtuarit, është duke u munduar të regjistroj edhe dëmet tjera, në çdo vendbanim.

Pas regjistrimit dhe vlerësimit, pritet që komisionet të dalin me vlerësim përfundimtar të dëmeve të shkaktuara, të cilat konsiderohen mjaft të mëdha.

004

010

011