Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malisheva krenohet me mungesën e infektimit me “krime kongo” – Malisheva Press

Malisheva krenohet me mungesën e infektimit me “krime kongo”

repelimi1

Drejtori për bujqësi në Komunën e Malishevës, Hajrullah Mazreku, bëri të ditur, se sot ka filluar edhe faza e katërt e repelimit të kafshëve.

Ky projekt realizohet në kuadër të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), strategji e cila, deri më tani ka treguar rezultat të mirë, pasi numri i thumbimeve nga rriqrat ka rënë në masë të dukshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Se numri i thumbimeve nga rriqrat, ka shënuar rënie të dukshme, e ka konfirmuar edhe drejtori komunal për shëndetësi Hajdin Berisha, i cili situatën me EHKK, e vlerësoi të mirë.
“Nuk kemi asnjë rast të shënuar me EHKK”, citohet të ketë thënë ai.

Edhe kryetari Ragip Begaj, ka shprehur kënaqësinë e tij me mungesën e rasteve të infektimit nga ky virus vdekjeprurës.
“Ky është viti i dytë që nuk kemi raste të tilla të vdekjeve”, ka thënë ai