Malisheva konfirmon kundërshtimin e ‘’Zajednicës’’ – PDK dhe LDK ikin nga salla e Kuvendit Komunal

kuvendi_malisheve

Sipas burimeve të MalishevaPress brenda Kuvendit Komunal të Malishevës ku është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme  në të cilën është diskutuar shkresa e Ministrit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariç i cili ka kërkuar anulimin e deklaratës së KK Malishevë kundër ”Zajednicës”, shumica e asamblistëve e kanë rikonfirmuar kundërshtimin ndaj marrëveshjes së Asociacionit me shumicë serbe apo siç njihet ndryshe me emrin ”Zajednicë” duke ia kthyer mbrapshtë kështu kërkesën ministrit Mariç i cili vjen nga Lista Serbe.

Kanë qenë asamblistët e Nismës, Vetëvendosjes dhe AAK –së ata që kanë mbështetur rikonfirmimin e deklaratës kundër Zajendicës derisa “çuditërisht” asamblistët e PDK-së dhe të LDK-së kanë lëshuar sallën në kohën kur diskutohej dhe pritej të merrej vendimi për këtë çështje. /MalishevaPress