Makina godet kalimtarin në Malishevë(Video)-Kujdes pamje të rënda!

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident i rëndë me ç’rast makina e tipit Golf ka goditur kalimtarin e rastit i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas burimeve të mp qytetari i aksidentuar është nga fshati Drenoc.

Ajo që bie në sy është mosreagimi i qytetarëve për ta ndihmuar të lënduarin i cili ka qëndruar aty për disa minuta pa marrë ndihmën e nevojshme derisa ka arritur ambulanca.

Aksidentet e tilla në rrethin e qytezës së Malishevës janë të shpeshta.

Kujdes pamjet janë të rënda.